Korçë – Është arrestuar shoferi i cili 4 ditë më parë aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë i arrestuari është F. M., 19 vjeç, banues në Korçë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua mjeti tip “Ford Focus”.
Njoftimi i policisë:
Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur para 4 ditësh.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.02.2021, në lagjen nr. 18, në Korçë, në të cilën një automjet aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit F. M., 19 vjeç, banues në Korçë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua mjeti tip “Ford Focus”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./TCH
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...