Presidenti Joe Biden thotë që ditët kur Sh.B.A. i janë ‘nënshtruar’ presidentit Rus, Vladimir Putin, nuk janë më, derisa ai thërriti për lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Gjatë vizitës së parë tek Departamenti i Shtetit si president të enjten, Biden shprehu se dënon ashpër Putinin pasi që protesta të mëdha kanë shpërthyer në gjithë Rusinë pas burgimit të Navalny. Mijëra protestues janë arrestuar.
Presidenti i ri Amerikan gjithashtu kërkonte ta bënte të qartë për botën se ai po bën një largim dramatik nga Putini pas presidencës së republikanit Donald Trump, i cili shmangu konfrontimin direkt dhe shpesh kërkoi të minimizoj veprimet e liga të liderit Rus.
Navalny, armiku më i determinuar i Putinit dhe një militant i kundër-korrupsionit, ishte arrestuar me 17 janar, pas kthimit nga një rimëkëmbje pesë-mujore në Gjermani nga një helmim me agjent nervor, për të cilin ai e ka akuzuar Kremlinin.
“Ia bëra të qartë presidentit Putin, në një mënyrë shumë më të ndryshme se para-ardhësi im, që ditët kur Shtetet e Bashkuara janë nënshtruar ndaj veprimeve agresive të Rusisë – ndërhyrja me zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të tyre – kanë përfunduar,” tha Biden, i cili javën e kaluar foli me Putin në atë që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e quajnë një shkëmbim të partë të tensionuar. “Ne nuk do të hezitojmë të rrisim koston ndaj Rusisë dhe të mbrojmë interesant tona jetësore dhe popullin tonë,” raporton AP, trasnmeton /arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...