Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion.
Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.
Çfarë e shkakton uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes
Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.
Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë:
Djersitje dhe dridhje të trupit
Mungesë koordinimi
Ankth
Irritim
Plogështi
Dhimbje koke
Marramendje
Rrahje të larta të zemrës.
Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë:
Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit
Konsumi i alkolit
Sëmundjet kronike të veshkave
Ndërhyrjet kirurgjikale në stomak
Çrregullimet hormonale
Diarea dhe të vjellat
Regjim ushqimor me pak karbohidrate
Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.
Trajtimi
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. AgroWeb.org ju këshillon se lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të barnave.
Parandalimi
Simptomat e uljes së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke: Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës. Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës. Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%