Anglezi i parë i infektuar me koronavirus, i cili edhe u shërua plotësisht nga infeksioni, ka vdekur.
Trupi i tij është gjetur nga kolegët e tij në një kampus në Uells, transmeton portali arbrehs.info
Conor Ellis Reed, një student 26-vjeçar në gjuhën kineze, konsiderohet britaniku i parë që është infektuar me koronavirusin në nëntor 2019 ndërsa jetonte dhe punonte si mësues në një shkollë në Wuhan, Kinë, shkruajnë mediat britanike.
Edhe pse u shërua nga Covid-19, në nëntor të vitit 2019, miqtë e gjetën trupin e tij të pajetë në kampusin e Universitetit Bangor në Uells.
Autopsia ka treguar se shkaku i vdekjes ishte ndalimi i frymarrjes për shkak të pneunomisë të shkaktuara nga përdorimi i medikamenteve toksike.
Ndërsa ishte i infektuar në Wuhan, epiqendra e koronavirusit, Reed mbajti një ditar në të cilin ndau përvojat e tij të gati një muaji të luftimit të virusit.
Ai shkroi se gjendja e tij ishte shumë e vështirë për dhjetë ditët e para, ndërsa ishte përkeqësuar në ditën e dymbëdhjetë.
Pas 24 ditësh gjendja i ishte stabilizuar dhe ai u kthye në punë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...