Trump refuzon të dëshmojë

08:27 | 5 Shkurt 2021
Arbresh.info

Presidenti i mëparshëm i SHBA-ve, Donald Trump, refuzon të dëshmoj në gjykimin që po i afron pasi është thirrur nga prokurorët për të dhënë dëshmi, duke markuar procesin si “jo-kushtetues”.

Avokatët e Trump përqeshën kërkesën në një letër nga prokurori udhëheqës, Jamie Raskin, për tu përgjigjur pyetjeve rreth sulmit të 6 janarit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

“Letra juaj vetëm konfirmon atë që dihet nga të gjithë: ju nuk mund t’i dëshmoni akuzat tuaja” kundër Trump, thanë avokatët Bruce Castor dhe David Schoen.

Përderisa avokatët nuk than se a do të dëshmonte, një këshilltar i Trump, Jason Miller, tha në mënyrë të prerë që ai nuk do të dëshmonte.

“Presidenti nuk do të dëshmoj në një procedim jo-kushtetues,” tha Miller për AFP.

Raskin kërkoi nga Trump që të dëshmon dikur javën tjetër, para apo gjatë gjykimit.

Ai tha që Trump tani nuk ka arsyetime që të shmang dëshminë dhe se nuk mund të pretendoj që është shum i nxënë duke mbikëqyrur vendin.

Raskin gjithashtu paralajmëroi se nëse Trump refuzon, atëherë mund të konsiderohet si provë mbështetëse kundër atij.

“Nëse ju refuzoni këtë ftesë, ne rezervojmë çdo dhe të gjitha të drejtat, përfshirë të drejtën për të vërtetuar në gjyq se refuzimi juaj për të dëshmuar mbështet një përfundim të fortë të pafavorshëm lidhur me veprimet tuaja (dhe mosveprimin) në datën 6 janar, 2021,” shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme