Në Kosovë është ngritur alarmi se personat që tashmë e kanë kaluar virusin Covid-19 po riinfektohen. Përveç pacientëve të ri prekur me Covid-19, të infektuar po dalin të jenë edhe mjekët.
Në mesin e mjekëve të ri infektuar me koronavirus janë edhe dy mjekë-anestiziolog të QKUK-së. Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë sot gjatë ditës, drejtori i anesteziologjisë së QKUK-së, Nehat Baftiu.
Ai tha se mjekët e rinfektuar po trajtohen në shtëpi. Për këtë ka folur edhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Po janë konfirmuar rastet e qytetarëve që janë riinfektuar, dhe është një numër jo i madh dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë dhe stabile”.
“Është e mundur për dy arsye, qoftë për shkak të ndryshimeve që mund të pësojnë viruset, por edhe ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti”.
“Ne kemi një numër më ta vogël të pacientëve të shtritë dhe kemi hapësira dhe kemi plan detal për të shtrirë pacientët që mund të kenë nevojë”.
Ndërsa ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka folur për vaksinën anti-Covid. Ai ka thënë se vaksina do të vije këtë muaj duke shtuar se Kosova ka traditë të mirë të vaksinimit.
“Ajo çka është e mira se përgatitjet kanë filluar me kohë edhe plani i imunizimit është rifreskuar”.
“Kosova e ka një traditë të vaksinimit pasi po e lidhë me atë të gripit sezonal dhe sigurimi do të na lehtësoj imunizimin e plotë të qytetarëve. Fundi i qershorit të na gjejë në nivel tjetër të pandemisë. Vaksina do të vijë në shkurt”, tha Zemaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...