Ish-kryeministri Fatos Nano ka bërë një rrëfim të rrallë të jetës së tij në emisionin “Opinion”, ku ka folur dhe për vitet që ka kaluar në burg.
Nano kujton se gjatë kohës që ka qenë në burg, i ka humbur jetën nëna e tij për shkak të një ataku kardiak pasi priste me padurim lirimin e tij.
Për këtë, Nano bën përgjegjës Sali Berishën duke thënë se ai i ka vrarë të ëmën.
Blendi Fevziu: Si ka ndikuar burgu në jetën tuaj?
Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore.
Blendi Fevziu: Në ç’kuptim?
Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.
Blendi Fevziu: Më të frenuar për të marrë hak?
Fatos Nano: E kam thënë nga përvoja e burgut, që njeriu qëndron pak në burg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.
Blendi Fevziu: Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.
Fatos Nano: Kur qëndron shumë gjatë në burg, kam frikë se nuk je për gjë.
Blendi Fevziu: Të vret në kuptimin figurativ.
Fatos Nano: Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t’i evtiojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga burg, nga burgosja gati 1500 ditore. Të mos harorjmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ‘të kuptoj bir dhe do të pres’.
Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me nënën?
Fatos Nano: Si çdo djalë me nënën, kam qenë djalë i vetëm. Do të pres më tha dhe nuk arriti të presi dhe u dorëzua në 1995 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano, të cilat i bllokoi Saliu. Por një njeri me zemër siç ishte ajo, ngrohje e ftohje të tilla dhe ajo dha shpirt.
Blendi Fevziu: Dhe ju morët pjesë në varrim, i kemi disa pamje.
Fatos Nano: Tani leja që unë mund të marr pjesë në varrim u dha atë ditë në mëngjes. Një natë më para kisha djalin, Sokolin në Bençë dhe i them unë mesa duket nuk vij. Kështu do regjistrojmë një mesazh timin në minikasetë që ti do ta vësh tek mikrofoni në varrim dhe regjistrimi ka qenë “Sali Berisha pse më vrave nënën?”. Dhe djali iku në mbrëmje mori kasetën dhe nuk e dinte që do merrja pjesë dhe tek varri se unë isha pjesë dhe mund të thoja çfarë kisha për të thënë kam thënë: Falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë që të përcjellë nënën për në banesën e fundit, por do u bëja thirrje që të mos ulni armët vetëm për të vdekurit por dhe për të gjallët. Ja ku përplasen dy efektet e burgut, e para që humba nënën dhe e dyta që u bëra më tolerant. Të mos marrë hak./ Opinion.al
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...