Google ADS

Këto gjëra nuk duhet mbajtur në banjo

23:50 | 4 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Sipas shumë studimeve, ne kalojmë më shumë se gjysmë ore në banjë çdo ditë.

Banjo konsiderohet një pjesë e shtëpisë ku ne mbajmë një sasi të madhe të kozmetikës, por jo saktësisht gjithçka që mbajmë në banjo duhet të jetë aty, transmeton portal arbresh.info

Për disa sende, lagështia dhe nxehtësia që mbizotërojnë në banjë shkurton jetëgjatësinë e tyre.

Sapuni

Ndryshe nga sendet e tjera në listë, sapuni padyshim që duhet të mbahet në banjë, por duhet të keni kujdes se ku e vendosni. Nëse qëndron në buzë të vaskës tuaj, jo shumë larg ujit, atëherë ju e shkurtoni jetëgjatësinë e tij. Mënyra më e mirë për të ruajtur sapunin është në një prej atyre kontejnerëve me vrima përmes të cilave kullon. Vendoseni këtë enë diku jashtë dushit ose vaskës.

Furçat e grimit

Gjëja më e rëndëishme është pastrimi i rregullt që duhet t’ia bëni atyre. Është mirë t’i ruani në një vend të thatë, mundësisht në një gotë me qimet të ngritura lart. Lagështia dhe nxehtësia në banjë nxisin zhvillimin e mykut dhe baktereve, të cilat më pas do t’i transferoni në lëkurë, transmeton portal arbresh.info

Parfumi

Ruajtja e parfumeve në banjë mund të ndikojë negativisht në përbërjen e tyre. Parfumet mbahen më mirë në dollapët jashtë banjës.

Peshqirët

Peshqirët e përdorur dhe të lagur në banjë janë një recetë për katastrofë. Për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë, në to zhvillohen baktere, të cilat më pas do t’i transferojmë në lëkurë. Në rastin ideal, lani peshqirët pas tre përdorimesh dhe lërini të thahen plotësisht midis përdorimeve.

Brisqet e rrojës

Avulli dhe lagështia shkaktojnë ndryshk që mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Edhe nëse i pastroni pas përdorimit, ruajtja e briskut në banjë mund të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme