Google ADS

OAK merr vendim për bojkotimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë nga të gjithë avokatët e Kosovës

20:46 | 4 Shkurt 2021
L G

Nga 8 shkurti avokatët e Republikës së Kosovës pritet të bojkotojnë Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Kjo pasi që Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), në mbledhjen e mbajtur me 3 shkurt, ka marrë vendim që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas ankesave të avokatëve lidhur me trajtimin e tyre të padinjitetshëm, për qasjen në objektin e prokurorisë në fjalë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Bojkoti fillon prej datës 08 shkurt 2021 nga ora 08:00, nëse nuk eliminohen pengesat e paraqitura. Obligohen avokatët të zbatojnë këtë vendim, moszbatimi i të cilit përbën shkelje të rëndë disiplinore”, thuhet vendim.“Betimi për Drejtësi” më poshtë sjell vendimin e plotë të Këshillit Drejtues të OAK-ut:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme