Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Mitrovica po shfrytëzohet për lojëra të ndryta të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Haradinaj tha se propaganda e Vuçiqit është duke e penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Mitrovica është shembull për lojën e ndytë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”, tha Haradinaj në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të mbajtur sot në Mitrovicë.
Haradinaj ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme nga presidenti serb, e kanë penguar edhe rrugëtimin e vet Serbisë për të qenë në familjen e shteteve dhe kombeve.
“Vuçiq nuk është mjaftu me kaq. Në vazhdimësi e ka kërcënuar Kosovën dhe e ka pengu në rrugëtimin e vet për të qenë e barabartë në familjen e shteteve dhe kombeve”, ka thënë Ramush Haradinaj gjatë adresimit para qytetarëve në Mitrovicë./Rtk/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...