Njeriu lind me rreth 100,000 folikula në kokë të cilat mbeten të njëjta në numër përgjatë gjithë jetës. Megjithatë, disa prej tyre pushojnë se qënuri aktive gjatë jetës, teksa trupi plaket apo si pasojë e dëmtimeve.
Kështu edhe flokët i shtohen listës së gjatë të trajtimeve të cilave duhen bërë për t’u dukur të shëndetshëm.
Shëndeti i flokëve nuk lidhet vetëm me dëshirën për të qënë sa më natyralë, por edhe me dukjen sa më bukur. Thuhet se flokët i dhurojnë gjysmën e bukurisë fytyrës duke shërbyer si një kontur për tiparet.
Mund të themi që kjo është e vërtetë, ndaj dëshira për të pasur flokë sa më të gjatë e të bukur është gjithnjë prezente.
Nuk do t’ju duhet të beni maska apo regjime drastike, vetëm disa ndryshime të vogla e të shëndetshme në rutinën tuaj.
Si rriten flokët
Akademia Amerikane e Dermatologjisë shpjegon se flokët rriten rreth 1.27 cm çdo muaj. Në një vit mesatarisht rriten thuajse 15-16 cm nëse tregoheni të kujdesshëm me to.
Shëndeti i tyre dhe rritja e tyre gjatë një viti mund të varet nga shumë faktorë, duke filluar që nga kujdesi i pakët, mosha apo lloji i flokut. Flokët rriten në tre faza të cilat kanë kohëzgjatjen e tyre të zhvillimit dhe rritjes.
Anagen quhet faza e parë dhe flokët rriten për 2-8 vjet. Katagen është faza e dytë tranzitore, ku flokët ndalojnë se rrituri për 4-6 javë. Telogen është faza e tretë ku flokët fillojnë të bien për një periudhë 2-3 mujore.
Proçesi që zë më shumë vend në rritjen e flokëve është ai i pari anagen, i rritjes së flokëve në një masë 90-95%. Ndërsa kjo ndodh, 5-6% e flokëve janë në procesin telogen ku bien 100-150 folikula flokësh në ditë.
Për të evituar këtë, ekspertët sugjerojnë disa mënyra për t’a minimizuar rënien e flokëve dhe për ti bërë ata më të fortë.
Si ti bëni flokët më të fortë
Faza e rritjes së flokëve varet nga gjatësia e flokëve dhe fortësia e folikulës e cila mund të jetë e ndryshme në faza të ndryshme. Ekspertët dermatologë sugjerojnë disa mënyra efikase se si të nxisni rritjen e flokëve tuaj nga folikulat në çdo fazë.
Konsumoni shumë vitamina
Ndonëse të gjitha vitaminat janë të shëndetshme për organizmin, vetëm disa prej tyre ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve. Ekspertët rekomandojnë të merrni vitaminën C, D, omega-3, omega-6 dhe hekur. Të gjitha këto vitamina dhe minerale kujdesuni t’i merrni sa më shumë nga ushqimet ose me anë të suplementeve të këshilluara nga mjeku.
Aplikoni vajra esencialë
Mjafton të hidhni disa pika vaj esencial në shampon tuaj dhe do të përfitoni flokë të shëndetshëm e të gjatë.
Zgjidhni pak vaj kokosi, kastori apo vaj ulliri në mënyrë që flokët tuaj të qëndrojnë të hidratuar. Një mënyrë tjetër është edhe lyerja e flokëve drejtpërdrejtë me këto vajra në skalp, gjithashtu edhe në maja në mënyrë që të evitohet këputja e tyre.
Proteina
Proteinat i ndihmojnë flokët të rriten edhe kur i keni ekspozuar ndaj kimikateve të bojërave apo dëmtime të jashtme. Mënyra më e mirë për të marrë proteina është përmes dietës së përditshme ushqimore.
Kujdesuni të konsumoni shumë perime, arrorë, kos apo mish. Në çdo rast kujdesuni që të evitoni sa më shumë nxehtësinë e aplikuar tek flokët tuaj, në mënyrë që të mos digjen dhe dobësohen.
Evitoni gjithashtu tërheqjen me anë të llastiqeve të flokëve apo materialeve kimike të vendosura direkt në skalp./iconstyle
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...