Një nga hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është duke kërkuar gjurmë për origjinën e coronavirusit në qendrën e qytetit Kinez, Wuhan, tha që ana kineze ka ofruar bashkëpunim në nivel më të lartë.
Përmes një tweet, zoologjisti dhe pjesëtari i ekipit, Peter Daszak, ka lavdëruar stafin në Institutin e Virologjisë në Wuhan, duke përfshirë zëvendës-drejtorin, Shi Zhengli, një virologjist me të cilin kishin punuar për të gjurmuar origjinën e SARS me origjinë në Kinë dhe çoi në shpërthimin e vitit 2003.
“Takim shumë i rëndësishëm sot me stafin e Institutit të Virologjisë në Wuhan, duke përfshirë Dr Shii Zhengli. Diskutim i sinqertë dhe i hapur. Pyetjet kyçe janë pyetur dhe përgjigjur,” postoi Daszak. Ekipi qëndroi në hotelin e tyre dhe si duket nuk kanë ndonjë vizitë të planifikuar për të enjten.
Extremely important meeting today with staff at WIV including Dr Shi Zhengli. Frank, open discussion. Key questions asked & answered. https://t.co/68Ake5gMuW
— Peter Daszak (@PeterDaszak) February 3, 2021
Instituti i Virologjisë në Wuhan ka mbledhur mostra të virusit gjithëpërfshirëse, duke çuar në akuza të padëshmuara se mund të kenë shkaktuar shpërthimin origjinal duke përhapur virusin në komunitetin përreth. Kina ka mohuar fuqishëm mundësinë dhe ka promovuar teori të paprovuara që virusi mund të jetë me origjinë nga tjetër kund. Së bashku me institutin, ekipi i OBSH që përfshinë ekspert nga 10 vende të ndryshme, ka vizituar spitale, institute hulumtimi dhe dyqanet tradicionale të lidhura me shpërthimin origjinal.
Ka të ngjarë që do të duhen vite për të konfirmuar origjinën e virusit për shkak të hulumtimeve shteruese, që përfshijnë marrjen e mostrave nga kafshët, analizat gjenetike dhe studimet epidemiologjike që kërkohen për të përcaktuar rezervuarin e kafshëve nga ku ka shpërthyer infeksioni. Një mundësi është që gjuetarët pa leje të kafshëve të egra mund të kenë kaluar virusin tek tregtarët të cilët e bartën atë në Wuhan, por kjo nuk është dëshmuar ende.
Rastet e reja të përhapjes lokale kanë rënë në vetëm 17 të enjten, derisa qeveria Kineze kërkon nga qytetarët që të anashkalojnë vizitat dhe të qëndrojnë në shtëpi këtë vit të ri lunar gjatë muajit tjetër./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë