Google ADS

Vdesin tre pacient dhe doktori në Ukrainë

14:28 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Tre pacientë të kujdesit intensiv dhe një doktor i repartit kanë vdekur gjatë natës së kaluar në një zjarr në spital ku trajtohen rastet me coronavirus në Zaporizhzhya, Ukrainën juglindore, tha guvernatori i regjionit të enjten, raporton Reuters.

Oleksander Starukh tha se zjarri filloi në katin e parë të spitalit ku pacientët ishin në ventilator. Ai tha se 8 pacientë të tjerë të repartit ishin evakuuar.

Ai tha se shkaktari i zjarrit është duke u hetuar.

Ukraina ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste me coronavirus dhe 23,229 vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme