Vështirësitë në lëvizje si pasojë e ngurtësimit ose kontraktimit të muskujve njerëzit zakonisht ia atribuojnë moshës ose plakjes. Megjithatë studimet sqarojnë se mosha apo plakja nuk është shkaktari i vetëm i kontraktimeve të muskujve të shpinës, gjunjëve apo këmbëve.
Zakonisht këto kontraktime ndodhin për arsye të ndryshme ku përfshihet inflamacioni apo artriti. Me kalimin e moshës gjymtyrët plaken, përthahen dhe ngurtësohen. Lëngjet e ndërmjetme mes kockave që zakonisht luajnë një rol lubrifikues bëhen më të pakëta. Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë, thonë ekspertët. Sipas tyre, ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma.
Sa zgjat ngurtësimi i muskujve në mëngjes
Ekspertët shpjegojnë se ndjesia e ngurtësimit të muskujve mund të zgjasë nga 10 në 15 minuta. Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve. Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.
Trajtimet dhe kurat për ngurtësimin e muskujve
Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm. Pacientët mund të përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni. Tek këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë. Megjithatë, pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh.
Ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të pakësohet me disa hapa të thjeshtë. Duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve. Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme. Gjatë këtyre rasteve të dhimbshme, mund të përdorni kompresa të ngrohta ose të ftohta. Ato duhen mbajtur në zonën e dhimbjes për 15-20 minuta disa herë në ditë.
Gjithashtu edhe masazhi me vajrat esencialë si ai i rozmarinës. Suplementët e peshkut, si vaji i peshkut janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Këto acide zbusin ndjeshëm kontraktimin dhe ngurtësimin e muskujve. Farat e linit janë një tjetër burim i këtyre acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin dhe zbusin simptomat. /AgroWeb
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...