Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

12:12 | 4 Shkurt 2021
S D

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. z. Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë,  Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Nderë  të tjerash, Kryeministri Hoti e falënderoi ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit, shkruan Arbresh.info.

Hoti po ashtu shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme