Për dallim nga njerëzit në vende të tjera të cilët po bëhen merak se kur do të vaksinohen, serbët mund të fokusohen se cilin lloj të vaksinës kundër coronavirusit të marrin.
Nën programin masiv të shtetit, ata tani mund të zgjedhin mes vaksinës nga Pfizer Inc-BioNTech, SinoPharm të Kinës apo Sputnik të Rusisë.
Përmes marrëveshjeve me prodhues dhe qeveri, Beogradi deri më tani ka arritur të siguroj një milion doza të vaksinës nga Kina, dhjetra mijëra doza nga prodhues të tjerë, duke i lejuar të kenë normën e dytë më të lartë të vaksinimit, vetëm pas Mbretërisë së Bashkuar, raporton Reuters.
Pensioneri Sinisa Ilic, i cili ishte në rend të pritjes në korridorin 11 në qendrën në Beograd, tha se ai po zgjedhte vaksinën Pfizer-BioNTech pasiqë është e licencuar në Bashkimin Evropian dhe shpreson që do ta lejoj atë të udhëtoj për atje më vonë.
“Unë desha vaksinën Pfizer… sepse djali im është në Gjermani… kështu do të mund të udhëtoj i lirë,” tha ai.
Në korridorin 3, të tjerët po prisnin për vaksinën SinoPharm.
“Shoku im i cili është doktor më tha të shkoja të merrja vaksinën kineze. Është e mirë,” tha Miladin Djurovic.
Presidenti Aleksander Vuçiç tha të mërkurën që ai kishte kërkuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, për më shumë vaksina.
“Populli serb kanë besim të lartë në vaksinën kineze, shtetin kinez dhe ekspertët,” tha Vuçiç në deklaratë.
Zyra e Vuçiç tha që gjithashtu ai ka kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putin për më shumë dërgesa.
Deklarata shtoi se Serbia planifikon të ndërtoj një fabrikë prodhimi për të prodhuar lokalisht vaksinën Sputnik V. Deri më tani, India dhe Korea Jugut kanë filluar prodhimin e tyre të Sputnik V./arbresh.info/
Ambasadori britanik takohet me kryeprokurorin Blerim Isufaj:...
Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Për një Kosovë ...
Pas Prishtinës, edhe Skenderaj merr vendim për ndalimin e Do...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...