Ju mund të përdorni kafenë e vjetërsuar që keni në dollap ose llumin e mbetur.
Janë vërtetuar shkencërisht efektet e kafesë në luftën e vështirë kundra celulitit, shkruan “IconStyle”.
Skrabi me kafe ka vetinë të depërtojë thellë në shtresat e lëkurës përmes aplikimit dhe masazhimit të duhur.
Edhe nëse celuliti s’ka lidhje me ju, skrabi i kafesë ju ndihmon të keni një lëkurë gjithmonë të shndritshme, elastike e të butë.
Së pari përmes një eksfolimi të vazhdueshëm i cili nga njëra anë heq qelizat e vdekura, por nga ana tjetër lejon depërtim maksimal të përbërësve të këtij skrabi.
Ju mund të përdorni kafenë e vjetëruar që keni në dollap ose llumin e mbetur. Për këtë skrab ju duhen:
2 lugë gjelle kafe ose llum
2 lugë gjelle sheqer kane
4 lugë gjele vaj kokosi
Një lugë kafeje mjaltë
Një lugë kafeje kanellë
Përziejini të gjithë përbërësit në një enë dhe pastaj masazhojeni me lëvizje rrethore skrabin në lëkurë nga poshtë lart në zonat më kritike. Ky masazh duhet të zgjasë rreth 15 minuta. Gjithashtu mund ta vendosni skrabin në zonat me celulit dhe t’i mbështillni me qese kuzhine. Më pas shpëlajeni skrabin me ujë të bollshëm. Bëjeni këtë procedurë disa herë në javë për rezultate të dukshme brenda muajit. Nëse ju mbetet pak sasi skrabi, mos e hidhni, por ruajeni në frigorifer pasi mund të rezistojë për 15 ditë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës