Google ADS

Një shancë e dytë: Transplanti i fytyrë dhe të dy duarve

10:21 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Joe DiMeo iu nënshtrua një operimi 23-orësh në Gusht pasi pësoi djegie të shkallës së tretë në më shumë se 80% të trupit të tij në një aksident në 2018.

Doktorët në Universitetin e New York-ut kanë kompletuar transplantin e parë të suksesshëm të fytyrës dhe të dy duarve, hera e parë në histori, raporton The Guardian, transmeton arbresh.info.

“Ne kemi pasur sukses në një punë të jashtëzakonshme që tregon se ne mund të vazhdojmë të ndërmarrim sfida të reja dhe të avancojmë fushën e transplantimit,” Dr Eduardo D Rodrigues, udhëheqës i së paku katër transplanteve të fytyrës, tha për NBC.

Joe DiMeo, një punëtor nga New Jersey iu nënshtrua një operacioni 23-orësh në gusht, pasi vuajti nga djegiet e shkallës së tretë në më shumë se 80% të trupit në një aksident me vetur në korrik 2018, në të cilin ai kishte rënë në gjumë në timon duke udhëtuar për në shtëpi nga puna në një turn të natës.

Pas shpërthimit të veturës së tij, DiMeo ishte hospitalizuar për më shumë se katër muaj në njësinë e djegieve, të një spitali në New Jersey, duke përfshirë më shumë se dy muaj në koma të induktuar nga mjekët. Majat e gishtërinjëve ishin amputuar, fytyra ishtë rëndë e djegur, buzët dhe qepallat të larguara. Operacionet zvogëloi shikimin e tij, lëvishmërinë dhe kualitetin e jetës.

Pas dhjetra operacioneve rekonstruktive, DiMeo qëndroi në regjistrin e dhuruesve për 10 muaj para se të gjente një donator për transplantin e fytyrës. Dhuruesi u transferua në Universitetin Langone të New York-ut më 10 gusht, dhe DiMeo ishtë në dhomën operative dy ditë më vonë.

“Kjo është mundësi që të jepet një herë në jetë dhe shpresoj që familja mund të ngushëllohet duke e ditur që një pjesë e dhuruesit jeton me mua,” tha DiMeo. “Prindërit e mi dhe unë jemi shumë falënderues që më është dhënë një mundësi e dytë.”

Pandemia me coronavirus kërcënoi operimin e 22-vjeçarit, pjesërisht sepse dhurimet e organeve në muajt e parë ishin zovgëluar. Shumë anëtar të ekipit të transplantit të DiMeos ishin rivendosur përkohësisht të punonin në emergjencë dhe njësi të përgjigjes pandemike.

Prap, Rodrigues tha se doktorët praktikuan operimin gati dhjetra herë gjatë gjithë vitit.

“Në sallën e operimit ne kishim ekipe që siguronin që të gjithë ndjeknin hapat saktësisht në mënyrë që të mos kalonim ndonjë nga sekuencat,” tha Rodrigues, duke shtuar, “shkoi më mirë se që e prisnim”.

Një ekip prej më shumë se 140 profesionistë të kujdesit shëndetësorë garuan me kohën në mënyrë që të zvogëlonin kohën që indet e dhuruara të kalonin pa marrë furnizim me gjak, duke transplantuar të dy duart deri në mes të parakrahut. Fytyra e DiMeos, duke përfshirë ballin, vetullat, veshët, hundën, qerpikët, buzët dhe vija e kafkës, faqet, eshtrat e hudës dhe mjekrës, gjithashtu ishin transplantuar.

Operimi, i cili morri 23 orë, duhet t’i lejojë DiMeos të performojë funksionet normale, duke përfshirë veshjen dhe ushqyerjen. Duke përdorur pesha të lehta, ai ka filluar ushtrimet për forcë dhe rezistencë, të luaj me qenin e tij, Buster, dhe gjithashtu ka filluar të praktikoj golf.

“Kërkesat e rehabilitimit në Joe janë më të mëdha sesa në pacientët e kaluar me transplant të fytyrës,” tha Rodrigues. “Ai është plotësisht i fokusuar në qëllimin e tij që të fitoj pavarësi dhe liri më të madhe.”

Dy transplante të tilla janë provuar në të kaluarën, megjithëse me rezultate të zymta. Një pacient vdiq nga komplikimet lidhur me infeksionin. Pacientit tjetër duhej amputuar duart për shkak se trupi dështoi t’i pranonte ato.

“Joe ishte një kandidat ideal për këtë procedurë; ai është shumë i motivuar dhe i dedikuar për të rifituar pavarësinë që humbi nga aksidenti,” tha Rodrigues për The Today Show.

DiMeo, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë refuzim të transplantit./arbresh.info/

Të ngjashme