Sinovac aplikon për autorizimin e kushtëzuar të marketingut të vaksinës Covid-19

08:53 | 4 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kompania Sinovac Life Sciences Co, me bazë në Pekin, ka paraqitur një kërkesë tek autoritetet kineze për autorizimin e kushtëzuar të marketingut të vaksinës së saj kundër koronavirusit.

Aplikimi është marrë nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore (NMPA), sipas Sinovac Biotech Ltd., e cila ka shumicën e aksioneve në prodhuesin e vaksinave, shkruajnë mediat kineze, transmeton portali arbresh.info

Vaksina kineze do të arrij e para në Maqedoninë e Veriut

Vaksina e inaktivuar CoronaVac ka bërë përparim në fazat tre provat klinike jashtë shtetit, duke treguar një nivel të mirë të sigurisë pas inokulimit, sipas një deklarate të kompanisë.

Katërmbëdhjetë ditë pas inokulimit të dy dozave të CoronaVac, efektiviteti i vaksinës në mbrojtjen kundër sëmundjeve të shkaktuara nga Covid-19 ka përmbushur standardet teknike përkatëse të paraqitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kërkesat e NMPA, thuhej në deklaratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme