Google ADS

Thyhet Anfield përsëri

08:08 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Dje u ndeshen Liverpool kundër Brighton, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin Anfield dhe të cilën e fituan mysafirët me rezultatin 0-1.

Kjo humbje mund t’i shuaj aspiratat e të kuqve edhe për titull.

Ndeshja e radhës të cilën do ta zhvillojnë të kuqtë përsëri në shtëpi, është kundër Manchester City, e cila tani është një çështje fito apo “vdis”. As edhe një barazim nuk do i mjaftonte, me ekipin e Pep Guardiolas që tani është 7 pikë larg nga kampionët dhe me një lojë më pak.

Rekordi i City-t në Anfield mund të jetë i dobët – nuk kanë fituar që nga 2003 – por forma e tyre tregon se do të jenë favorit në këtë ndeshje.

Pas humbjes së Liverpool si vendas pas 68 ndeshjeve, Liverpool tani e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi, hera e parë që ndodh që nga 2012. Gjithashtu ata kanë dështuar të shënojnë në tre ndeshjet e fundit si vendas, hera e parë që ndodh që nga 1984.

Golin në ndeshje e shënoi Steven Alzates në pjesën e dytë, i pari i tij në Premier League, transmeton /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme