Italia thërret ‘Super Marion’ për të formuar qeverinë e re

23:46 | 3 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, ka rënë dakord të përpiqet dhe të formojë një qeveri në Itali mes një krize politike dhe pandemisë së koronavirusit në vazhdim.

Karriera e tij e ndritur i ka dhënë atij nofkën “super Mario”, transmeton portali arbresh.info

73-vjeçari tha se ai e pranoi mandatin duke ditur që Italia përballet me sfida të shumta të pandemisë së koronavirusit, një fushate kombëtare vaksinimi dhe një recesioni ekonomik.

Ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane i është caktuar detyra të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar koalicionin e Kryeministrit në ikje Giuseppe Conte të Lëvizjes me 5 Yje dhe Partisë Demokratike (PD).

Në fund të janarit, Conte dha dorëheqje pasi një rëndësishëm i koalicionit tërhoqi mbështetjen e tij për trajtimin e tij të krizës pandemike dhe ekonomike të koronavirusit në një përpjekje për të formuar një koalicion të ri.

Ish-kreu 73-vjeçar i Bankës Qendrore Evropiane është kredituar gjerësisht për shpëtimin euro zonës nga kolapsi në vitin 2012./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme