Policia jep detaje rreth plagosjes te Qafa në Prishtinë

21:46 | 3 Shkurt 2021
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes që ndodhi minuta më parë në lagjen Qafa në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, si pasoj një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar menjëherë në tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti, shkruan arbresh.info.

Sipas saj, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Ende nuk dihen motivet dhe të dyshuarit

“Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

LEXO EDHE

LAJMI I FUNDIT/Plagoset një person në Prishtinë – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme