Gazeta e përjavshme amerikane “ The Austin Chronicle” i ka dedikuar një shkrim filmit “Zgjoi”, i cili rrëmbeu tri çmime kryesore në “Sundance”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA.
“Si kaq shumë gra në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, Fahrije Hoti (Yllka Gashi) po jeton vërtet në gjendje të paqartë. Burri i saj është zhdukur, supozohet se është mbytur apo pushkatuar, por në “Zgjoi” shpresa që ai ende jeton gumëzhimë në veshin e saj”, nis shkrimi i “The Austin Chronicle”.
“Kur ai të kthehet”, thotë vjehrri i saj i gjymtuar, Haxhi (Çun Lajçi) sa herë që përmendet emri i burrit të saj të zhdukur. “Nëse ai kthehet” është përgjigja e saj e vazhdueshme, edhe pse të dy përbrenda e dinë që kjo është një ëndërr e pamundur.
Fahrija po ecën drejt pranimit të faktit që një ditë eshtrat e tij do të jenë në një nga ato qeset e bardha që mbërrijnë me kamionë të mbushur. Derisa biznesi i vogël i mjaltit i familjes së saj mezi rritej aq sa të mbulonte disa fatura, ajo filloi të shesë ajvar, një spec të kuq të pjekur dhe salcë patëllxhani që do të kujtojë banorët e qytetit në fshat.
Bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit të vërtetë, e cila u bë një biznesmene përmes dëshpërimit, “Zgjoi” është një histori intime e pranimit dhe rritjes. Drama e Blerta Bashollit është një vështrim shumë i saktë në Kosovën rurale, ende larg nga humbjet dhe dëmtimet e luftës civile Jugosllave.
Megjithatë, ajo gjithashtu vështron brengat e lindjes së bizneseve të vogla në Kosovë. ‘Asnjë vetull’ nuk ngrihet kur ajo udhëton në qytetin e madh të Prishtinës për të vendosur një marrëveshje me një blerës të një supermarketi, por në fshatin e saj ajo quhet lavire vetëm për ngasjen e një makine.
Basholli ruan një ndjenjë intimiteti që nënvizon qëllimisht rëndësinë e arritjeve të Fahrijes. Nuk bëhet fjalë për një qëndrim të madh politik, por për më shumë nevoja personale: për të paguar faturat, për të mbajtur shpresë, për të pasur miq, për të pasur dinjitet, për të mos jetuar me frikë.
Performanca e Gashit është një nderim për një grua që ndryshoi jetën në heshtje, pa u bërë kurrë një shenjtore – ka përfunduar artikullin The Austin.
Në rolin kryesor në film luan Yllka Gashi, teksa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...