Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

19:57 | 3 Shkurt 2021
L G

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë caktua seancën e radhës në gjykimin ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kreaniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet më 11 shkurt në ora 11:00, shkruan arbresh.info

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /arbesh.info/

Të ngjashme