Fauci: Variantet e reja të coronavirusit mund të bëhen dominuese në SHBA

19:22 | 3 Shkurt 2021
A. B.

Variantet tepër ngjitëse të coronavirusit mund të bëhen llojet dominuese të sëmundjes në SHBA, nëse nuk bëhen më shumë vaksinime me ritëm, thotë një ekspert i lartë i shëndetit.

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për NBC Today Show, se SHBA-të nuk po vaksinojnë njerëzit aq shpejt sa të qëndrojnë përpara varianteve të reja.

“Kjo sigurisht është një mundësi dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim atë shumë seriozisht”, përgjigjet ai, duke theksuar se vaksinimet ishin mënyra më e mirë për të parandaluar këtë.

“Nuk mund të shndërrohet nëse nuk replikohet”, pohoi Fauci duke shtuar SHBA “po bëhet më e mirë” në vaksinimet, por “ne ende kemi një kërkesë që tejkalon furnizimin”.
SHBA kanë administruar 32 milionë doza vaksinash deri më tani, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme