Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Podujevë, ka thënë se ky subjekt politik ka dallime të mëdha me Vetëvendosjen.
Madje, Mustafa ka thënë se LDK ka dallime të mëdha ideologjike me VV-në
‘Ne me Vetëvendosjen dhe me ata që janë afër VV-së, kemi dallime të mëdha ideologjike. Me pas qenë me sondazhe të porositura, moti ishin bërë disa parti të mëdha dhe moti do ta kishin qeverisur Kosovën”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se ata që janë larguar nga LDK’ja dhe që i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të marrin as kulturën e as flamurin e presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Ne me VV’në dhe me ata që janë afër kësaj partie kemi dallime të mëdha ideologjike. Ne dallojmë shumë. Prandaj ata që janë për demokraci janë me ne. Ata që janë për shtet unitar janë me VV’në. Ne do ta bëjmë dallim me kulturën tonë, e Ibrahim Rugovës që nuk mundet me e vjedh askush, e as ata tonët që e kanë thy qafën dhe kanë shku në listën e VV’së s’mund ta marrin. As flamurin e Ibrahim Rugovës e as himnin ‘Kur ka ra kushtrimi në Kosovë’”
Ai llapjanëve u bëri thirrje që ta votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.
“Mos t’ju shkon mendja me e votu dikë tjetër. Do ti votoni kandidatët për deputet të LDK’së, do ta votoni kandidatin për kryeministër të LDK’së. Ky është fati i Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...