Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21 vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës.
Osmani ka theksuar se njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje.
“Dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre. Nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur. Koha është që tërësia territoriale e Kosovës të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë. Për një Kosovë në të cilën krimet nuk mbeten statistika në raporte, por trajtohen në organet e drejtësisë”, ka thënë Osmani.
“Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët shqiptarë të varë me 3-4 shkurt”, theksoi Osmani.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës