Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se refuzon mjetet e ndara prej tre milionë euro për këtë subjekt nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, i miratuar me 72 vota pro në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit dhjetor.
Sipas OHT-së, pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë joproporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe se me tre milionë euro s’mund të mbulohen dëmet e bizneseve hoteliere gjatë pandemisë.
“Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 për subjekt”, thuhet tutje në komunikatën e OHT-së./Arbresh.info/
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë...
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me ...
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës
Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë...
Aksioni antidrogë në Pejë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë