Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka pritur në takim sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti Mazreku tha se e kanë pasur shumë të vështirësi gjate muajve të pandemisë në procesin e punës. Ai tha se një ndër shqetësimet që mbetet ende numri i lartë i automjeteve të pasiguruara , raporton Arbresh.info.
“Jam në muajin e katër të mandatit, të hyrat gjatë vitit qe lamë pas kanë qenë 60 përqind, gjatë kësaj kohe kemi bërë ndryshime që rrisin intensitetin e punës. Edhe me tutje shqetësim mbetet numri i madh i automjeteve të pa siguruara, ne jemi falënderues. Jemi vendi i parë me numrin më të madh të automjeteve pa siguruara”, tha Mazreku.
Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore tha se pavarësisht dëmeve të krijuara nga pandemia në disa sektor është vërejtur përmisim ditëve të fundit.
“Pandemia ka marrë përmasa globale në të gjithë botën. Sektori sigurisë nuk ka pas performancw të kënaqshme, një performancë e tillë është bërë nga disa faktorë. Tatimi, detyrimet ndaj kryqit kuq. Ditët të fundit vërejtum një përmisim në këtë sektor, masat e marra kanë rezultuar të jenë efektive. Asketet e sektorit të sigurimeve në periudhën vitit 2020 janë në shumë prej 220 milion euro. Sa i përket dëmeve te pagës bruto janë diku 46 milion euro”, tha Mehmeti.
Problemin për veturat e pasiguruara e shtroi edhe guvernatori i BQK i cili tha se shumë aksidente po vijnë si pasoje e veturave të pasiguruara. Ai po ashtu u shpreh se Kosova ka plotësuar kushtet edhe për kartonin e gjelbër.
“Problem tjetër është edhe veturat e pasiguruara, sipas të dhënave shumica e aksidenteve vijnë nga këto automjete të pasiguruara. BQK se bashku me byronë kanë nënshkruar marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve. Sa i përket kartonit të gjelbër të gjitha kushtet janë plotësuar. Ende nuk kemi arrit qw Kosova të anëtarësohet në këshillin e byrove. Do të angazhohemi që diaspora të mos paguajnë polisat”, tha ai/Arbresh.info/
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...