Google ADS

Linja ajrore sekrete e qeverisë Amerikane

13:03 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Qeveria e Shteteve të Bashkuara operon përmes një linje shumë sekrete ajrore që quhet Janet.

Askush nuk e din arsyen pse quhet Janet. Disa spekulojnë që është akronim për “Just Another Non-Existent Terminal” (Vetëm një terminal tjetër që nuk ekziston) apo “Joint Air Network for Employee Transportation” (Rrjeti i përbashkët ajror për transportin e punonjësve).

Aeroplanët janë të shënuar me një vijë të kuqe apo të kaltër horizontale.

Flota e Janet përmban 11 aeroplanë – 6 Boeing 737-600, 2 Beechcraft 1900 dhe 3 Beechcraft 200C.

Fluturimi i parë nga linja ajrore Janet ishte në vitin 1972.

Flota i takon Forcës Ajrore të SHBA dhe avionët operohen nga kontraktori i mbrojtjes, AECOM.

Linja ajrore operon nga Aeroporti Internacional McCarran, në Las Vegas, nga një terminal privat dhe i kufizuar që njihet si Gold Coast Terminal.

AECOM operon me aeroplanët, por nuk dihet se kush është pronar dhe e udhëheq terminal. Pas shumë kontratave të pasuara nga kompania në kompani gjatë viteve, tani spekulohet që AECOM i bën të dyja.

Stjuardesave iu kërkohet të kenë leje të sigurisë sekrete për të punuar për linjën ajrore. Procesi i aplikimit kryhet me përpikmëri të plotë, duke kërkuar që aplikantët të zbulojnë çdo aspekt të jetës së tyre deri në detajet më të vogla. Hapi i fundit në procesin e punësimit është testi i poligrafit.

Megjithëse nuk mund të dëshmohet, ekzistojnë shumë prova që tregojnë për transportimin e personelit nga linja ajrore në bazën ushtarake sekrete të qeverisë, Zona 51.

Aeroplanët e Janet që supozohet se fluturojnë atje, çaktivizojnë transponderët e gjurmimit dhe komunikimit kur kalojnë në hapësirën ajrore të zonës 51. Kjo hapësirë ajrore është më e mbrojtura në botë.

Aeroplanët luftarak patrollojnë këtë hapësirë ajrore dhe kanë leje për të qëlluar këdo që futet. Sidoqoftë, aeroplanët e Janet kalojnë nëpër këtë hapësirë pa ndonjë incident.

Popular Mechanics raporton se me këtë linjë ajrore fluturojnë qindra deri në mijëra udhëtarë çdo ditë. Megjithëse pasagjerët janë me rastësisht, ata të gjithë udhëtojnë në objekte ushtarake dhe të qeverisë në të gjithë vendin.

Linja ajrore ka pësuar vetëm një aksident. Në 2004, një aeroplan u rrëzua ndërsa po afrohej në Tonopah Test Range pasi piloti kishte një sulm në zemër. Pesë persona të tjerë vdiqën.

Ju mund t’i shihni aeroplanët e Janet në aeroport, por shumica e destinacione dhe pasagjerët mbeten një mister per publikun e gjerë./arbresh.info/

Të ngjashme