Vaksina e Oksfordit mund të ulë ndjeshëm përhapjen

12:12 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vaksina AstraZeneca mund të sjell një rënie themelore në përhapjen e virusit, thonë shkencëtarët.

Ndikimi i vaksinave të COVID në transmetim ka qenë një e panjohur thelbësore që do të formojë në mënyrë dramatike të ardhmen e pandemisë, raporton BBC.

Studimi, i cili nuk është publikuar ende, gjithashtu tregon që vaksina është efektive derisa njerëzit prisnin për dozën e dytë. Ishte 76% efektive gjatë tre muajve pas dozës së parë.

Nëse vaksina pengon të sëmuresh shumë, por ende mund ta marrësh dhe shpërndash virusin, atëherë të gjithë duhet të imunizohen që të mbrohen.

Por nëse e ndërpren shpërndarjen e virusit atëherë do të kishte një ndikim shumë më të madh në pandemi sepse secili person i vaksinuar do të mbronte në mënyrë indirekte të tjerët.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oxfordit testoi pjesëmarrësit çdo javë për prezencën e virusit.

Në studim, numrat e personave pozitiv u përgjysmuan pasi që u është dhënë doza e dytë e vaksinës.

“Të dhënat tregojnë që vaksina mund të ketë një ndikim  thelbësorë në shpërndarje duke zvogëluar numrin e individëve të infektuar në popullatë,” u shkrua në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme