Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka mbrojtur vendimin e tij për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon në fitoren e së martës ndaj Interit, pavarësisht se ylli i Portugalisë ishte i pakënaqur që u largua nga fusha.
Ronaldo shënoi dy herë në pjesën e parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke iu kundërpërgjigjur pasi Lautaro Martinez kishte realizuar golin e parë të ndeshjes. Ndeshja përfundoi po me atë rezultat, dhe Juve tani ka një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, pas ndeshjes, trajneri italian nuk mund t’i ikte pyetjes sa i përket zëvendësimit të Ronaldos, i cili mbush 37 vjeç të premten.
“Është normale që kur të zëvendësoheni në një ndeshje si kjo, doni të luani për të ndihmuar ekipin”, tha Pirlo për Rai Sport. “Nuk ka asnjë klauzolë në kontratë që thotë se ai nuk mund të largohet nga fusha. Ai e di që është një lojtar kyç për ne. E vërtetoi me përformancën e tij pas disa kritikash”.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte