Google ADS

Naim Tërnava operohet jashtë vendit, kjo është gjendja e tij shëndetësore

08:58 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, së fundmi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Si pasojë, Tërnava i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në Turqi.

Lajmin se myftiu e ka kaluar me sukses operacionin e ka konfirmuar, Sekretari i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.

“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses”, thotë Sadriu për Reporteri.net.

E Myftiu Tërnava i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij thuhet tutje në përgjigje e Sadriut.

Kujtojmë që Tërnava (60) është zgjedhur katër herë radhazi Myfti i Kosovës, post të cilin e mbanë që nga viti 2003.

Ai edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore kur edhe ishte operuar dy vite më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme