Google ADS

Myanmar: Kina bllokon deklaratën e Kombeve të Bashkuara

09:10 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kina ka bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara e cila dënon grusht-shtetin ushtarak në Myanmar.

Ushtria mori pushtetin në shtetin e Azisë jug-lindore pasi që arrestoi lideren politike Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë.

Udhëheqësit e grusht-shtetit kanë formuar një këshill suprem i cili do të vendoset në krye të kabinetit.

Në qytetin më të madh të Myanmar, Yangon, kanë filluar shenja të rezistencës dhe mosbindjes civile.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara është takuar të martën por kanë dështuar të arrijnë një deklaratë të përbashkët pasi që Kina nuk e ka mbështetur atë. Kina e ka fuqinë e vetos si një nga 5 shtetet permanente të këshillit, raporton BBC.

Para bisedimeve, e dërguara speciale e KB në Myanmar, Christine Schraner, dënoi ashpër grusht-shtetin ushtarak që erdhi pasi ushtria refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në nëntor.

Ajo tha që është e qartë që rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe për partinë e zonjës Suu Kyi./arbresh.info/

Të ngjashme