Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

08:19 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme