Google ADS

Putin për mediat sociale: Mediat sociale kontrollojnë vetëdijen tuaj

07:53 | 3 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se rrjetet sociale janë një biznes që synon të fitojë me çdo kusht.

Sipas Presidentit rus, mediat sociale përpiqen që të manipulojnë mendjen e përdoruesve, transmeton portal arbresh.info

“Atyre nuk u intereson përmbajtja që dëmton mendjen e njerëzve. Këto platforma modern të informacionit kanë filluar të kontrollojnë vetëdijen e njerëzve gjithnjë e më shumë”, paralajmëroi Putin, duke shpjeguar se sistemet studiojnë dhe “shtyjnë” ato që përdoruesit i konsiderojnë të nevojshme, raporton tass.

Putini gjithashtu kujtoi se është e rëndësishme të respektohet parimi i lirisë së fjalës kur monitorohet përmbajtja në internet.

Më parë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi se Rusia është teknologjikisht e gatshme të krijojë një segment autonom të rrjetit global në rast të shkyçjes nga interneti.

Putin i ka bërë komente, përderisa është duke marrë kritika të shumta si nga liderët botërore, ashtu edhe nga shoqëria civile për burgosjen e opozitarit Alexei Navalny./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme