Mbrojtjen e titullit e nisi me fitore.
Novak Djkovic e mundi në ndeshjen e parë të “ATP Cup 2021” kanadezin, Denis Shapovalov.
Kampioni në fuqi i kësaj gare e mposhti dy me zero në sete teniserin numër 12-të në ranglistën e ATP-së në “Melburn Park” të Australisë ku po zhvillohet gara.
Rezultati i ndeshjes ishte 7:5, 7:5, në të dy setet për tenistin serb, i cili lojën e mbylli për një orë e 54 minuta. Ndeshjen e parë nuk e zhvilloi bartësi i dytë i turneut, spanjolli Rafael Nadal.
Ai nuk arriti të riaftësohet nga lëndimi që e ka pësuar ditë më parë në shpinë. Kudërshatri i Nadal-it në këtë ndeshje ishte australiani, Alex De Minaur.
Vitin e kaluar këta dy garues patën dhuruar spektakël në ATP Cup. Probleme për të debutuar e as për ta fituar ndeshjen nuk pati rusi, Daniil Medvedev. Për 1 orë e 40 minuta ai e mposhti argjentinasin, Diego Shëartzman, dy me zero në sete, rezultati 7:5 dhe 6:3.
Befasinë më të madhe në ditën e parë e shkaktoi tenisti italian, Matteo Berrettini, i cili mposhti austriakun, Dominic Thiem.
Numri tre i botës u dorëzuar ndaj italianit për 1 orë e 22 minuta lojë, duke e humbur ndeshjen 2 me 0 në sete, rezultati 6:2 dhe 6:4.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...