Google ADS

Florida, vriten dy agjentë të FBI-së dhe plagosen tre të tjerë

01:52 | 3 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Byroja Federale Hetimeve, FBI, ka konfirmuar se dy agjentë saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën mëngjesin e së martës ndërsa zbatonin urdhërin për arrestime për një çështje të shfrytëzimit të fëmijëve në pjesën jugore të Floridës, njoftojnë autoritetet.

Byroja Federale Hetimeve thotë se i dyshuari gjithashtu ka vdekur. Autoritetet thanë se të shtënat me armë kishin të bënin me një të dyshuar i cili u ngujua brenda një aparamenti në një kompleks banesash në zonën Sunrise që ndodhet në periferi të qytetit Fort Lauderdale.

Disa agjenci të zbatimit të ligjit rrethuan një lagje në periferi të qytetit Fort Lauderdale pas të shtënave.

Një tjetër kontigjent i madh punonjësish të rendit u mblodhën jashtë spitalit në Fort Lauderdale ku u dëguan viktimat, sipas pamjeve në televizon. Departamenti i policisë në qytetin Sunrise shkroi në Twitter mbi prezencën e madhe të policisë dhe mbylljen e rrugëve përreth./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme