Ismaili: Kurti bën probleme me turma policësh, por s’po ka siguri të paraqitet në debat me Hoxhajn

21:15 | 2 Shkurt 2021
L G

Kandidati i PDK’së për deputet, Uran Ismaili, thotë se është befasuar me përgjigjen negative të Albin Kurtit pas ftesës për debat publik nga Enver Hoxhaj. Në vend të kësaj, thotë se Kurti po bën probleme me turma të policisë.

“Kemi kërkuar që kandidati i PDK’së për kryeminisët Enver Hoxhaj të ketë një debat me Albin kurtin që të përballen programet. Kemi konsideruar se këto janë baza e transparencës para qytetarëve”, tha Ismaili në T7.

“Fatkeqësisht në pjesën e transparencës ku i bie të jetë z.Kurti aty ka dështuar z.Kurti, nuk është paraqit. E sheh më të arsyeshme me shku në veri edhe me bo probleme me turma të policëve e kështu me radhë edhe në qytetet e tjera mirëpo nuk e sheh të arsyeshme, të denjë, që të paraqitet në një studio televizive edhe të diskutojë me kandidatin për kryeministër”, shtoi ai.

Ismaili thotë se debati do të ndihmonte votuesit e 14 shkurtit.

“Kjo është një gjë demokratike, mendoj që u ndihmon të gjithë votuesve, që i ndihmon edhe votuesit të PDK’së edhe votuesit të VV’së. Në asnjë formë nuk e diskriminon asnjërin nga ta. Përkundrazi votuesi i VV’së ka kërkuar prej një kohe të gjatë që debati të bëhet”, theksoi ai.

“Kurti nuk po e ka sigurinë e duhur që të debatoj për programin e vetë, po ka pasiguri në ekipin e vetë si duket dhe kështu po i ikë debatit”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme