Presidenti Stevo Pendarovski sonte kërkoi përgjegjësi për udhëheqësit e institucioneve që është dashur të veprojnë në rastin “Dhoma publike”.
“Unë para disa ditëve pranova disa nga viktimat Dhomës publike, të cilët kanë qenë viktima në grupin e parë e që kanë denoncuar që nga muaji mars. Kjo do të thotë se për gati një vjet u duhej insticuoneve që të reagojnë ashtu siç duhet”, tha Pendarovski.
Ai tha se ato institucione kanë vepruar në mënyrë amatore dhe se bëhet fjalë për mijëra viktima potenciale.
“E vetmja mënyrë për të funksionuar punët është që të nisim t’i theksojmë personat të cilët janë përgjegjësi në institucione me emër dhe mbiemër. Përgjegjësia duhet të ketë emër dhe mbiemër”, tha Pendarovski./Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...