Google ADS

Ocasio-Cortez: Jam një e mbijetuar e sulmit seksual

19:31 | 2 Shkurt 2021
A. B.

Politikania demokrate e SHBA-së, Alexandria Ocasio-Cortez së fundi përmes rrjeteve sociale ka folur rreth jetës së saj.

Kongresistja ka deklaruar është e mbijetuar e sulmit seksual, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Ajo zbuloi traumën e saj ndërsa akuzoi republikanët se po i shmangen përgjegjësisë së kaosit të shkaktuar në Kongresin amerikan.

“Unë i kam mbijetuar një sulmi seksual”, tha ajo duke qarë, “Dhe këtë gjë nuk ua kam thënë shumë njerëzve në jetën time”.

Kujtojmë se, Ocasio-Cortez, një social-demokrate e cila përfaqëson rrethin e 14-të të qytetit të New Yorkut, gjithashtu është shpesh shënjestër e konservatorëve. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme