Google ADS

Varianti i ri i COVID-19 sërish ka pësuar mutacion

16:29 | 2 Shkurt 2021
A. B.

Varianti i ri i coronavirusit i ashtuquajtur ‘Kent’, i cili është përhapur në Britaninë e Madhe duket se po pëson disa ndryshime të reja ‘shqetësuese’, deklarojnë shkencëtarët.

Testet e fundit në disa mostra tregojnë një mutacion, të quajtur E484K, i parë tashmë në Afrikën e Jugut dhe variante të Brazilit që janë shqetësuese, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Por ky ndryshim mund ta zvogëlojë efektivitetin e vaksinës, ato aktuale që përdoren ende duhet të funksionojnë, thonë ekspertët.

Kujtojmë se, Britania e Madhe tashmë ka rritur masat për ta kontrolluar përhapjen e varianteve të reja. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme