50 mjekë dhe infermierë të dy spitaleve Covid, të cilët kanë aplikuar dozën e parë të vaksinës Pfhizer në 11 janar, kanë aplikuar sot pas 21 ditësh dozën e dytë.
Ka munguar vetëm Dr. Pëllumb Pipero, i cili i infektua me Covid gjatë kësaj periudhe. Rasti Pipero mbetet për t’u parë nëse do të bëjë dozën e vaksinës edhe një herë të parën pasi të jetë shëruar, pro në fillim do të shikohet se sa antitrupa ka krijuar.
Por ka pasur edhe nga ata të cilët janë paraqitur për të aplikuar dozën e dytë por janë kthyer mbrapsht, pasi dozën e parë të vaksinës anti-covid e kanë aplikuar në 12 janar, por ndërkohë u ishte shënuar gabimisht doza e dytë në datën e sotme.
Paralelisht me mjekët që aplikuan dozën e dytë dhe që e kishin gjendje vaksinën do të nisë vaksinimi për mjekë të tjerë me sasinë e vaksinave që mbërriti një natë më parë. Ndërkohë, që brenda muajit shkurt pritet të mbërrijnë 40 mijë vaksina nga Pfhizer dhe po kështu Covax ka lëshuar dritën jeshile se do të nisë furnizimin me vaksina edhe për vendin tonë./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...