Google ADS

Regjistrimi, VMRO DPMNE të mërkurën nis procedurën e abrogimit

15:11 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

VMRO DPMNE-ja të mërkurën fillon me grumbullimin e 100 nënshkrimeve, të nevojshme për të formalizuar nismën kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Partia e Hristijan Mickoskit mbetet në qëndrimin se për shkak të pandemisë regjistrimi duhet të shtyhet, ndërkohë nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për regjistrim elektronik.

Mickoskit thotë se Qeveria duhet merr shembull nga vendet e rajonit dhe më gjerë të cilat tashmë kanë caktuar regjistrimin e popullsisë për vitin 2022.

“Nesër do ta fillojmë procedurën. Grumbullimi formal i nënshkrimeve presim të nisë në muajin tjetër pasi të tilla janë procedurat ligjore. Nuk na kushton asgjë nëse regjistrimi shtyhet për disa muaj. Të mos i rrezikojnë jetët e njerëzve dhe mbi gjitha të vidhni para”, tha Hristijan Micksoki, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Iniciativa për abrogimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë fillon me mbledhjen e 100 nënshkrimet në njësitë lokale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Më pas nisma dërgohet tek kreu i Kuvendit dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës. Pasi të konstatohet autenticiteti i 100 nënshkrimeve, kreu i Kuvendit e njofton propozuesin e nismës dhe Qeverinë dhe më pas nisma dërgohet në njësitë lokale të KSHZ-së dhe me këtë fillon mbledhja e nënshkrimeve. Gjatë kësaj jave pritet publikimi i metodologjisë në bazë të cilës do të realizohet procesi. Regjistrimi i popullsisë është paraparë të realizohet 1-21 prill./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme