Kush është nënshrimi i ri i Liverpool?

14:34 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

I konsideruar si një nga talentët Europian më emocionues në mbrojtje, qendër-mbrojtësi Turk, Ozan Kabak, i është bashkuar si huazim ekipit të Liverpool.

Mbrojtësi 20-vjeçar arriti në Merseyside të hënën, vetëm pak para përfundimit të afatit kalimtar të Janarit, pasi që arriti marrëveshje 6-mujore në formë huazim nga Schalke 04.

Pra, kush është talenti Turk dhe a është ai i gatshëm për jetën në Premier League?

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp e konsideron Kabakun si “personalitet i duhur” dhe “një talent të madh të vërtet” 20-vjeçarin me të cilin nënshkruan.

Këto mund të duken si lëvdata të larta për një lojtar i cili ka kaluar vitet e fundit duke luftuar rënien nga Bundesliga në Schalke dhe VfB Stuttgart, por Kabak vie me një referencë të shkëlqyer nga shoku i Klopp dhe ish-trajneri i Schalke, David Wagner.

 

“David gjithmonë ka thënë që ai do të jetë një kapiten i ardhshëm,” tha Klopp faqes së internetit të klubit të Liverpool-it.

Edhe pse qendër me profesion, ritmi dhe aftësia e Kabak në ajër e bëjnë atë të rrezikshëm kur kalon në sulm.

Ai ka shënuar tre herë në 10 lojërat e para pasi është bashkuar Stuttgart-it si një adoleshent në Janar të 2019 dhe ka gjetur rrjetën në lojë të njëpasnjëshme për Schalken nëntorin e kaluar.

 

Të rënë nga liga me Stuttgart në 2019 dhe tani në fund të ligës me Schalken në krizë, talenti i Kabak ka qenë shpesh nën hijen e formës së dobët të ekipit.

Ai ishtë lojtari kyç i fillimit të shkëlqyeshëm të Schalkes në sezonën 2019/2020, duke ndihmuar ekipin e Ëagner të ngritet në vendin e tretë, para kolapsit dramatik.

“Ai nuk është vetëm një talent i madh, ai gjithashtu është një djalë inteligjent – një i ri i cili e di saktësisht se çfarë dëshiron,” tha Wagner për Sport1 në 2019.

 

Kabak, i cili bëri debutimin internacional të plotë si 19-vjeçar, është me të vërtetë një lojtar me shumë ambicie, siç zbuloi në një intervistë me faqen e internetit të Bundesligës vitin e kaluar.

“Qëllimi im personal është të bëhem një top mbrojtës për rreth dy apo tre vite, sikurse Virgil van Dijk. Ai është idhulli im,” tha mbrojtësi Turk.

 

Për Turkun, ishtë gjithashtu një mundësi të lirohet nga prangat e Schalkes dhe të dëshmojë vetveten në mesin e elitës.

“Kur Ozan dëgjoi emrin Liverpool, ai nuk hezitoi. Kur ke një mundësi të tillë, atëherë ju nuk duhet të mendoheni për atë,” pranoi trajneri i Schalkes, Christian Gross./arbresh.info/

Të ngjashme