Roger Federer po synon të kthehet në turnet ATP në Qatar Open, përderisa Rafael Nadal është paraqitur me një lëndim të shpinës një javë para fillimit të Australian Open.
Federer nuk ka luajtur që prej humbjes në gjysmë-finale në Melbourne Park ndaj Novak Djokovic në 2020 dhe i është nënshtruar një ndërhyerje kirurgjike në gju vitin e kaluar.
Fituesi i 20 Grand Slam-ëve zgjedhi të mos marr pjesë në Australi këtë vit por synon kthimin në Doha në Mars.
“Dua të festoj fitore të mëdha përsëri. Dhe për këtë jam i gatshëm të kaloj në rrugën e gjatë dhe të rëndë,” tha Federer në një intervistë me SRF.
“Doja të rikthehesha në një turne më të vogël në mënyrë që të mos isha plotësisht në fokus dhe ku stresi është gjithashtu më i vogël.”
Federer tha se “i dhemb” të mungoj në Australi por ende ka ambicie të larta në Wimbledon, Lojëra Olimpike dhe US Open në vitin 2021, derisa thot se do të tentoj të luaj në argjile këtë vit, transmeton SRF.
Rivali i Federer në fushë, Nadal, barazoi zvicerianin për më së shumti Grand Slam Singles të fituar nga një lojtar mashkull pasi fitoi në French Open vitin e kaluar./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...