Google ADS

Kurteshi: KQZ ua ka cenuar të drejtën e votës qytetarëve jashtë vendit

13:19 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka akuzuar komisionin lidhur me shkeljet që sipas tij u janë bërë votuesve të jashtë vendit.

Kurteshi në një konferencë për media tha se KQZ ende nuk e ka gati listën përfundimtare të votuesve nga jashtë edhe pse ka kaluar afati, raporton arbresh.info

Sipas tij kjo është një ndër shkeljet më të rënda.

“Qëllimi i konferencës është nxjerra e fakteve dhe transparenca e gjendjes së krijuar në lidhur me votimin jashtë vendit. Nga numri i madh i aplikimeve të KQZ nga jashtë ende  nuk e kemi listën përfundimtare të rregulluar, te tregojnë saktë sa aplikues janë pranuar, sa refuzuar dhe si ka kalu procesi i verifikimit përmes telefonit, mesa e dimë nuk ka përfunduar ende. Nga sot është dashur të fillohet me votimet jashtë vende, KQZ askund nuk është e pagatitur dhe ka shkel këtë afat,  dhe kjo është një ndër shkeljet më të rënda”, tha Kurteshi.

Tutje ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka cenuar të drejtën për votim qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Vonesat për publikimin e listave janë evidente, ata nuk mund ta dinë se kush është certifikuar dhe kush jo, ne nuk e dimë saktë sa njerëz janë telefonuar, a ka pasë gabime ose lëshime dhe me gjasë ka pasë. KQZ si organ legjitimues për procesin e votimit i ka kaluar të gjitha afatet ligjore, këto bëjnë më dije se KQZ ka kaluar në një rrafsh të kryerjes së veprave penale. Njëra vepër është cenimi i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, qytetarëve nga jashtë u është cenuar e drejta për votim. Kjo është shkelur”, tha Kurteshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme