Google ADS

Nënkryetari i LVV-së, Bislimi i kundërpërgjigjet kryetarit të Vushtrrisë për prishjen e koalicionit

13:12 | 2 Shkurt 2021
M. A.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur kryetari të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për prishjen e koalicionit.

Bislimi në një status në Facebook jep arsyet për prishjen e koalicionit.

Lexoni të plotë postimin:

“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam.

Pyetja:

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele, për cilin subjekt politik do të votonit? (Përgjigjet rotative)

Përgjigja tek tabela:

P.S. Rezultatet janë pa diasporën!

P.S. Kjo me Wushtrri në vend të Vushtrri është e qëllimshme, që me ua lënë një mundësi “amkademikeve” që ta sulmojnë kualitetin e sondazhit”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme