Sipas një studimi të ri, ankthi psikologjik i nënës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për astmë te foshnja e saj
Studiuesit kishin marrë prindërit e 4 miijë e 231 fëmijëve, që të plotësonin pyetësorin në lidhje me stresin psikologjik në tre mujorin e dytë të shtatzënisë dhe më pas i kishin testuar prapë tre vite më vonë.
Rezultoi se 362 nga nënat dhe 167 nga baballarët kishin shqetësime psikologjike gjatë periudhës së shtatzënisë.
Kur fëmija të bëhej 10 vjeç, këta prindër duhet të raportonin nëse fëmija i tyre ishte diagnostikuar ndonjëherë me astmë. Si një masë shtesë, studiuesit i testuan vetë fëmijët duke përdorur vëllimin e frymëmarrjes së detyruar, një test standard për funksionimin e mushkërive.
Pas kontrollit për moshën, pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, indeksit të masës trupore, historikut familjar për astmën apo ndonjë faktor tjetër, studiuesit zbuluan se depresioni dhe ankthi i nënës gjatë shtatzënisë janë të lidhur në një mënyrë të konsiderueshme me diagnozat e astmës dhe funksionimin e dobët të mushkërive te fëmijët e tyre.
“Sigurisht, kjo mund të jetë vetëm një nga shumë shkaqet e astmës”, tha autori kryesor, Dr. Evelien R. van Meel i Universitetit Erasmus në Roterdam.
“Ne e pamë efektin vetëm te nënat. Kjo duket se sugjeron që diçka po ndodh në mitër. Por ky është një studim vëzhgimi dhe nuk mund të themi se është një efekt shkakësor”./Class
Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shq...
Qeveria thotë se po angazhohet që ta ruaj pozitën në Procesi...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet për zbulim...
Hamza diskuton me qytetarët në Gjakovë për të ardhmen e Koso...
Ushtria izraelite vret komandantët e Hezbollahut në Libanin ...
Akuza të rënda, Diddy thyen heshtjen nga burgu