Mandl: Njohja nga Izraeli mesazh i qartë për shtetet e BE’së që ende s’e kanë pranuar Kosovën

10:49 | 2 Shkurt 2021
V. S.

Deputeti i Parlamentit Evropian,austriaku Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe.

Mandl përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në twitter ka thënë se kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme